Alban Hoxha feston 35-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale të “gardianit” të Partizanit nuk mund të mungonte një nga urimet më të ngrohta në jetën e tij. Bëhet fjalë për nënën e kapitenit të kuq, që ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale.
Ajo shfaqet me të birin në një nga gëzimet familjare ku nuk mungon edhe gota e alkoolit siç e do zakoni. Ndërsa për t’i shtuar më shumë dozat e emocionit, nëna e Albanit shkruan: “Shtim jete, aroma jote”. Kujtojmë që në këtë ditë speciale, Hoxha nuk ndodhet në Shqipëri pasi ka udhëtuar me Partizanin në Turqi për fazën përgatitore.
[caption id="attachment_668616" align="alignnone" width="1222"] Postimi i nënës së Alban Hoxhës[/caption]
Poll