
Ylli i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Cronache di Spogliatoio’ dhe gazetarin shqiptar Grei Hasa. Njeriu simbol i Shqipërisë në këto eliminatore, ashtu siç të gjithë e njohin, të qetë, modest, e të sinqertë, Jasir Asani tregon hapur emocionet e përjetuar gjatë këtyre muajve ndërsa flet pa doreza edhe për të ardhmen e tij që pritet të ndryshojë në janar.
Jasir, si të ka ndrruar jeta në muajn e fundit?
Po jetoj një jetë të dytë.
Them kështu pasi kisha shumë kohë që e prisja një ftesë nga Shqipëria, aq shumë sa për një
moment mendova se nuk do të vinte kurrë. Tanimë jam një prej lojtarëve kryesor të Shqipërisë që
për specialistët e futbollit dhe mediat në vendin tonë - quhet Shqipëria më e mirë e të gjitha
kohërave. Unë nuk mund ta përcaktoj dot nëse është kjo apo jo, por ky është mendimi i tyre dhe
unë sigurisht ndihem me fat që jam pjesë e kësaj periudhe të artë. Jeta më ka ndryshuar shumë,
në 360 gradë.
Flasim për karrierën tënde, ne Itali e njohin pak. Grumbullohesh për herë të parë në kombëtare
në moshën 28 vjecare. Ku e gjete ate forcë mendore dhe durim për të pritur thirrjen e Shqiperisë?
Ke refuzuar edhe Maqedoninë.
Sepse jam rritur me atdhedashuri. Që i vogël babai më ka edukuar gjithmonë me ngjyrat kuq e zi
dhe unë doja t’i shërbeja vetëm vendit tim. I shikoja gjithmonë ndeshjet e Kombëtares dhe doja që
të jepja kontribut vetëm për Shqipërinë, aty e kam zemrën dhe shpirtin. Është e vërtetë, më kanë
dashur edhe në Maqedoninë e Veriut, por unë prita gjatë pasi e dija se nëse do të më vinte një
shans nga Shqipëria, nuk do të largohesha më prej saj.
A e mban mend telefonatën tënde të parë me Kombëtaren? Kush të telefonoi? Direkt Sylvinho?
Po, më kanë kontaktuar nga stafi i Silvinjos. Po fluturoja nga gëzimi kur e mësova se isha në listën
e tyre dhe se po më ndiqnin. Silvinjo kërkonte një sulmues për krahun e djathtë. Në Shqipëri nuk
besonin se unë do të luaja si titullar në fillim me Silvinjon, menduan thjesht se do të isha aty për të
mbushur listën e lojtarëve. Mjaftuan 90 minuta kundër Polonisë në transfertë, në atë humbje që
ishte e pamerituar dhe pjesa tjetër është histori...
Është e drejtë po thamë qe Sylvinho po të nderon karrierën?
Është e drejtë dhe unë i jam shumë falënderues. Duhet të them të vërtetën që Kombëtarja është
edhe një vitrinë shumë e mirë për të parë menaxher të ndryshëm dhe për të shkuar në klube
elitare në Europë. E sidomos kur Kombëtarja ka kaq shumë rezultate të mira, ku kalimi në
Europian dhe realizimi i golave në Europian, të japin edhe shumë bonuse në merkato. Po, Silvinjo
më ka besuar që në ditën e parë kur jam grumbulluar në Kombëtare e derimë tani.
Na thua ndonjë fialë për tranjerin? Si të grumbulloi? Kishte parë ndonjë ndeshje tënden në
Kore?
Po, trajneri më kishte ndjekur në Kore. Kur shkoi në FSHF, ata i paraqitën një listë të gjerë me
emra lojtarësh që mund të ishin pjesë e Shqipërisë. Silvinjo u ndal te mua, i pëlqente një lojtar me
këmbën e majtë dhe që luante në krahun e djathtë. I përshtatesha skemës së tij, më vëzhgoi dhe
nuk ngurroi që të më dërgonte menjëherë ftesën. Në ndeshjen e kampionatit shënova tre gola
atëherë përpara se të vija te Kombëtarja, kaq shumë më motivoi.
Si ndiesh tani që të gjithë Shqipëtarët ne botë të njohin dhe të kanë idhull? Je heroi i
Kombëtares që po na çon në Euro 24.
Është e vërtetë, këtu jemi duke u përgëzuar dhe lavdëruar si të jemi heronj. Shqiptarët jetojnë me
futbollin, ata e duan shumë futbollin. E duan aq shumë sa edhe stadiume si "Camp Nou" tani do
të mbusheshin nëse do të ndodheshin në Tiranë. Ka shumë shqiptarë, kudo në Europë, që janë të
çmendur pas Kombëtares. Për ta është më shumë se një ekip futbolli. Më dërgojnë mesazhe dhe
përgëzime në rrjetet sociale, më ndalojnë në rrugë dhe më urojnë të gjithë.
Mund të ndash me ne ndonjë gjest të lezetshëm që të kan bërë tifozat përgjatë muajve të
fundit? Të ndalojnë mes shumë rrugëve? Cfarë të shkruajnë në "Instagram"?
Instagrami im është plot tani, ndodh shpesh që ndonjë mesazh i rëndësishëm i ndonjë familjari të
humbas pasi në çdo minut vjen nga një mesazh i ri i ndonjë tifozi që do të shprehë vlerësimet e
tija. Në rrugë është e pamundur që të mos më ndalojnë, të gjithë urojnë me përzemërsi, në disa
raste edhe të përqafojnë dhe sigurisht fjala kryesore e tyre është: “Po ju presim në Gjermani,
takohemi atje, mos gaboni”.
Mendon se mund të vijë pas Europianit momenti yt për të luajtur në një kampionat më të mirë
në Europë?
Mendoj se momenti im ka ardhur që tani për të shkuar në një kampionat më të mirë. Golat e
shënuara më kanë sjellë disa oferta shumë të rëndësishme dhe besoj se në merkaton e Janarit do
të lëviz. Pastaj se çfarë do të ndodhë pas Europianit do të jetë një plus i madh për mua, le të
shohim deri atëherë.
Kë preferon: Serie A, Laliga, ose Bundesliga? Ke patur ndonjë skuader që bëje tifo i vogël?
Shqiptarët janë gjithmonë të fiksuar pas Serisë A. Sigurisht që edhe La Liga-n e ndjekim për
shkak të Real Barcelona apo Bundesligën për shkakun e Bayern Munchen, por si cdo shqiptar
tjetër dhe unë kam ndjekur më shumë Serinë A.
Ke patur ndonjë skuader italiane të interesuar?
Po, mund të them se kam interesime nga Italia, La Liga, Arabia Saudite, por edhe nga Gjermania.
Tani është menaxheri im që po diskuton për këto çështje, unë duhet të mendoj vetëm për
futbollin.
Si perfundove në Kore? Si të erdhi mundësia? Mendoje që duke shkuar atje mund te humbje
mundesinë e Kombëtares? Si ka mundësi që nuk të grumbullonin duke luajtur ne Shqipëri, por të
morën kur luaje në Kore? A është e vërtetë që kanë përdorur Intelligjencë Artficiale për të të
gjetur?
Ishte një moment i karrierës sime, ku oferta në Kore nuk mund të refuzohej. Sigurisht se e dija që
duke shkuar në Kore minimizoja shanset për të arritur në Kombëtare, por kisha realisht pak
shpresa se do të merrja një ftesë të Shqipërisë pasi në vitet e mëparshme kur luaja në Europë, më
kanë munguar kontaktet. Në fakt, pak rëndësi ka ku luan, nëse shënon gola dhe luan në një super
nivel, edhe në fund të botës të jesh Kombëtarja do të vijë dhe do të të gjejë.
Goli kunder Polakve qe i mrekullueshëm. Si ishte momenti kur zbulove se UEFA e ka përcjellur
si ato më të bukurat? Si reagove?
Ishte emocion fantastik. Jam emocionuar edhe vet me atë gol të shënuar, nuk e dini se sa herë e
kam parë në rintransmetim atë gol kur qëndroja në shtëpi. I emocionuar padyshim që UEFA e
zgjodhi si golin ideal, por sigurisht që e prisja pasi nuk mund të kishte një gol të dytë si ai, të
paktën jo atë natë, hahaha!
Si reagoi Szczesny për atë gol? Të tha ndonjë gjë? Po ndonjë lojtar tjeter i famshëm te ka
shkruajtur së fundmi?
Në fillim mendova të krosoja pasi pashë Uzunin dhe Cikalleshin. Pashë Sheznin që po lëvizte dhe
mbylla sot, mendova se do ta godas. E dija që nëse ai top shkonte në portë, Shezni nuk kishte
asnjë shans. Në pjesën e parë, Shezni më tha: “Bravo, nuk e prisja që ta godisje nga aty”.
3 gola me goditje nga larg, shumë të forta. Të kanë konfirmuar se sa kilometra shkonte topi?
Nuk më kanë thënë ende sesa kilometra shkon topi. Por di t’ju them se në Shqipëri, më thonë se
po lëshoj vetëm raketa nga Koreja e Jugut, nga ato të padëshmet, nga ato që ngrenë në peshë
tifozët e Shqipërisë kudo në botë.