
Kombëtarja e Shqipërisë U-17 nuk ka arritur të dalë me pikë nga sfida me Portugalinë. Ndeshja e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Euro 2024 për këtë moshë, ka përfunduar 3-0 në favor të portugezëve.
Të besuarit e Ardi Beharit e pësuan golin e parë në minutën e 34’ të sfidës. Ai që tundi rrjetën kuqezi ishte Felicissimo, i cili dërgoi ekipin e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Me nisjen e pjesës së dytë, ishte përsëri superiore Portugalia, e cila gjeti dhe dy gola me antë të Silva në minutën e 68’ dhe Mota dy minuta më vonë.
Një humbje që lë një shije të hidhur tek kuqezinjtë e vegjël, por janë dhe dy ndeshje ku pritet reagimi. Në grup përveç portugezëve, Shqipëria ka Republikën Çeke dhe Malin e Zi.