Polonia mori një goditje fatale nga Shqipëria teksa u mposht me rezultatin e pastër 2-0 në Air Albania. Me Shqipërinë që merr vendin e parë në grup, situata bëhet akoma më e vështirë për polakët teksa kualifikimi në Euro 2024 shihet akoma më larg.
Në Poloni kërkojnë me ngul shkarkimin e trajnerit Fernando Santos me presidentin e Federatës, i cili pati edhe një ballafaqim me portugezin mbrëmjen e djeshme në hotelin e skuadrës. Mediet polake prisnin që ai të jepte dorëheqjen pas kësaj disfate fatale, por Santos ka befasuar të gjithë në një prononcim të shkurtër para ndeshjes.
I pyetur për mundësinë e dorëheqjes, ai e pret shkurt: “As sot dhe as nesër”, duke kapur në befasi gazetarët e pranishëm.
“Pyeteni presidentin për këtë. Nëse presidenti vendos që nuk ka kuptim që bashkëpunimi të vazhdojë më tej, atëherë ai do të flasë me mua. Nuk ka asnjë arsye pse t’i kthehemi kësaj çështje. Unë nuk do të jap dorëheqjen”, tha trajneri i Polonisë.