
Shqipëria U-17 ka barazuar 0-0 në ndeshjen e parë të Turneut “Kupa e Presidentit të Kazakistanit”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, kanë barazuar me skuadrën vendase Cruseiro, në një ndeshje ku 17 vjeçarët tanë kanë dominuar ndaj kundërshtarëve. Takimi është luajtur në orën 10:00 paradite në qytetin e Shimkentit. Ky turne do të zhvillohet nga data 8 deri më 13 gusht në Shymkent, me pjesëmarrjen e tetë skuadrave të ndara në dy grupe. Shqipëria, është në pjesëmarrëse në grupin A së bashku me Kazakistanin, Cruseiro (Kazakistan) dhe Kirgistanin. Ndërsa në grupin B, luajnë Azerbajxhani, Irani, Rusia 2 dhe Taxhikistani. Takimin e rradhës Shqipëria U-17 do ta zhvillojë nesër po në orën 10:00 kundër Kirkistanit. Të enjten kuqezinjtë do të luajnë kundër vendasve të Kazakistanit. Turneu përfundon më datë 12 gusht me ndeshjet finale.