
Sylvinho dhe stafi i tij janë kujdesur me detaje që lista e Kombëtares të jetë ndër më të mirat ndonjëherë. Bie në sy se nga të gjithë lojtarët e grumbulluar, vetëm dy prej tyre nuk luajnë me klubet e tyre në elitat vendase të futbollit.
Bëhet fjalë për portierin Elhan Kastrati dhe mesfushorin Keidi Bare. Të dy kanë një eksperiencë të gjatë me klubet respektive. Kastrati është gardiani i Cittadellas në Seria B. Me klubin italian është pjesë prej vitit 2020.
Po në të njëjtën Espanyol bleu kartonin e Keidi Bares. 26-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në fundin e këtij viti, teksa vlen të theksojmë se aktualisht po garojnë për ringjitjen në LaLiga. Për të dy këto lojtarë mund të thuhet se ka mjaft vlerë që luajnë në Spanjë dhe Itali.