Shqipëri-Angli është një nga sfidat kualifikuese të botërorit që Kombëtarja shqiptare do të luajë gjatë muajit mars. Ndeshja është programuar që të zhvillohet më datë 28 mars në "Air Albania", por deir më tani ka zhvillimi I kësaj ndeshje ka qenë në pikëpyetje.
Arsyet se përse kjo ndeshje ishte në rrezik ishte për shkak se linjat ajëore me Anglinë janë bllokuar që nga 22 dhjetori për shkak të variantit të ri të Covid-19, por edhe për karantinimin e detyruar që lojtarët anglez duhet të bënin pas kthimit. Tashmë është konfirmuar zyrtarisht që ky takim do të luhet sipas programit dhe Federata angleze ka siguaruar një leje të posaçme nga qeveria për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Sfida do të luhet më datë 28 mars në stadiumin "Air Albania" pasi edhe fusha do të jetë gati për këtë takim.
