Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Partizani dërgon Malotën për të bindur Micin, shqetësohen te Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Partizani dërgon Malotën për të bindur Micin,

Renato Malota, ish qendërmbrojtësi i Kukësit është shfaqur në një foto ditën e sotme me mëngjërashin, Gledi Mici. Të dy kanë luajtur së bashku te ekipi kuksian, ndërsa tashmë ata nuk janë më në një skuadër. Siç duket Malota mund të ketë shkuar për të bindur Micin për t'iu bashkuar skuadrës së kuqe. Duhet thënë që klubi kryeqytetas e kërkon me ngulm anësorin e majtë, megjithatë ata nuk janë të gatshëm për të paguar për të. Kjo foto e bërë ditën e sotme, mund të shqetësojë drejtuesit e klubit bardhekuq, të cilët janë në tratativa për të përfituar nga shërbimet e Micit.

Gledi Mici është lojtari më i përfolur në këtë merkato verore. Mëngjërashi i skuadrës kuksiane është bërë çështje në klubin verilindor, pasi ai vetë deklaron që nuk do është më pjesë e tyre, ndërsa drejtuesit e Kukësit thonë të kundërtën.

Megjithatë dy skuadrat në Shqipëri që interesohen për shërbimet e tij janë Skënderbeu dhe Partizani. Kampionët e Shqipërisë janë të gatshëm të paguajnë për kartonin e lojtarit, ndërsa të kuqtë e kryeqytetit i kanë bërë ofertën prej 55 mijë eurosh vetëm futbollistit.

[gallery columns="1" size="full" ids="26727"]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga