Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqetësim apo dy ‘halle’ më pak, dëmtimet e Uzunit dhe Berishës “ndihmojnë” Sylvinhon

Shkruar nga NEWSPORT
Shqetësim apo dy ‘halle’ më pak, dëmtimet e Uzunit

Myrto Uzuni dhe Etrit Berisha janë dy mungesat e Kombëtares shqiptare për miqësoren e parë me Kilin. Sulmuesi ka mbingarkesë muskulare dhe është larguar përfundimisht nga grumbullimi duke humbur edhe Suedinë, ndërsa gardiani ka një shqetësim të lehtë në gjoks dhe do të rikthehet në Stokholm.

Në pamje të parë duket si dhimbje koke për Sylvinhon që do të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm në vitet e fundit. Por, mund të jetë edhe e kundërta. Duke qenë se janë teste miqësore dhe alternativat janë me shumicë, këto 2 mungesa “lehtësojnë” punën e brazilianit i cili tani “kyç” portën me Strakoshën, ndërsa në sulm ka një ‘barrë’ më pak në përzgjedhje.

Mbetet të shihet nëse Sylvinho do të thërrasë dikë tjetër nga lista e pritjes për të zëvëndësuar Uzunin apo do të mjaftohet me këtë grup.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga