
Shpëtim Duro është i bindur se kombëtarja shqiptare duhet t'i kthejë sytë nga lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar ose në Kosovë. Trajneri i njohur theksoi se te Ballkani ishte një futbollist që mund t'i bënte shumë punë kuqezinjve.
Në emisionin Sport Neës, Duro tregoi se Gripshi prej dy vitesh po bënte mjaft mirë te skuadra e Ilir Dajës. Duke qenë se dëshiron të japë gjithmonë maksimumin, të njëjtën gjë do ta bënte edhe te Kombëtarja.
"Unë kam parë nga Ballkani shumë. Ka dy vite që e ndjek. Është Nazmi Gripshi. Është një futbollist që e kam parë me vëmendje. Është një lojtar që kemi nevojë. Ka përgatitje të mirë teknike, bën vertikalizime të mrekullueshme, mjaft teknik.
Si ai ke dhe shumë të tjerë, Lushkja për shembull. Harroj ndonjë. Këta fusin konkurrencën. Janë më shumë për të dhënë për ekipin kombëtar sepse janë shumë të uritur. S'është futbollist ai që luan në Seria A.
Por, ne në 4 ndeshje kemi hëngër 14 gola. Ku ka luajtur Rrahmani? E kam pasur te Partizani. Ka qenë stabël në formacion. Ka shumë lojtarë nga Shqipëria".