
Real Madrid “shpartalloi” Liverpoolin në mbrëmjen e djeshme. Nga 2-0 që po kryesonin “The Reds” në 15 minutat e para gjithçka u përmbyss. Deri në minutën e 66-të “Los Blancos” gjetën rrugën e rrjetës plot 5 herë, për të mbyllur kështu edhe llogaritë e kësaj sfide të vlefshme për Champions League.
Karim Benzema që ishte një nga autorët e fitores pas kësaj ndeshje nuk do të fshihej më, ndërsa do të theksonte se kërkojnë sërish trofeun e këtij kompeticioni.
“Ishte një mbrëmje e rëndësishme, dua t’ia kushtoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit Amancio, kjo fitore është për të. Ne luajtëm me personalitet dhe duam të fitojmë përsëri Champions League. Prodhuam një ndeshje që ishte e mrekullueshme për të luajtur, edhe për ata që e panë. Fillimi ishte i keq, tifozët e Anfield na vunë nën presion, por më pas e pamë Real Madridin e vërtetë”, përfundoi sulmuesi farncez.