Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Shpartalluan” Leipzig, GUARDIOLA: Haaland një talent i madh, por të gjithë ishin të pabesueshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpartalluan” Leipzig, GUARDIOLA: Haaland një talent i madh,

Manchester City siguroi biletën për në çerefinalen e Champions League pasi mposhti në “Etihad” 7-0 skuadrën e Leipzig. Anglezët ishin të papërmbajtshëm duke “shpartalluar” kështu gjermanët.

Erling Haaland ishte i pakapshëm, me norvegjezin që arriti të shënonte plot 5 gola, ndërsa festivalit do iu shtoheshin edhe emrat e Gundogan dhe De Bruyne. Pas kësaj fitoreje spektakolare ka folur edhe Pep Guardiola, i cili ka theksuar se Haaland është një talent.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë nga të gjithë nga minuta e parë deri në fund. Ne luajmë shumë mirë me dhe pa top. Ne shënuam shumë gola. Erling ishte i mrekullueshëm, por të gjithë ishin të jashtëzakonshëm.

“Pesë gola në 60 minuta. Djalë i pabesueshëm, talent i madh. Fuqi, mentalitet, ai është një fitues serial. Vërtet i mirë”, përfundoi Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga