Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shorti i Uefa Champions League, finale të parakohshme dhe buzëqeshje për ekipet (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Shorti i Uefa Champions League, finale të parakohshme dhe buzëqeshje

U hodh shorti i fazës së 1/8 në Uefa Champions League. Në Nion të Zvicrës, klubet më të mëdha europiane që ia dolën të kalojnë fazën e grupeve, mësuan kundërshtarët në ndeshjet me eleminim direkt. Rregullat e Uefa-s nuk kanë ndryshuar, me ekipet e një shteti që nuk do përplasen në këtë fazë. Gjithashtu as ekipet që ishin bashkë në fazën e grupeve, nuk do mund të ndeshen në 1/8. Takimet e para luhen në datat 18, 19, 25 dhe 26 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në 10, 11, 17 dhe 18 mars. Liga e Kampioneve rikthehet në shkurt të 2020 për fazën e 1/8 ndërsa finalja do të luhet në 31 maj në Stamboll.

Real Madrid e sheh veten në përballje me Manchester City, në përballjen që mund të thuhet pa frikë se është një finale. Një tjetër përballje e fortë është ajo mes Dortmund hde PSG apo Atletico dhe Liverpool. Goglat duket se i kanë buzëqeshur Juventusit, që e sheh veten përballë Lyon. Short i lehtë edhe për Barcelonën që do të ndeshet me Napolin në fazën e 1/8.

Shorti i 1/8

Borussia Dortmund - Paris Saint Germain

Real Madrid - Manchester City

Atalanta - Valencia

Atletico Madrid - Liverpool

Chelsea - Bayern Munchen

Lyon - Juventus

Tottenham - Leipzig

Napoli - Barcelona

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga