Shorti i buzëqesh Barcelonës, njihuni me çerekfinalet e Kupës së Spanjës
Shkruar nga NEWSPORT
Sot është hedhur në Spanjë shorti për turin tjetër të Kupës së Mbretit. 8 skuadra që synojnë të shkojnë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Goglat kanë vendosur përballë Real Madrid kundër Atletico Madrid, ndërsa Osasuna do të luajë kundër Sevillas.
Ndërkohë Valencia do të presë Athletic Bilbao, kurse Barcelona do të përballet ndaj Real Sociedad. Këto janë sfida me eleminim direkt dhe do të zhvillohen në datat 24-26 janar.