Në familjen e Jul Dedës dita e sotme është shumë e veçantë. Djali i Julit, Mateo Deda feston sot ditëlindjen. Junior “Deda” sot mbush plot 15-veç dhe në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për të nuk ka si të mungojë një urim nga ana e aktorit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Deda ka uruar të birin për ditëlindjen, ndërsa shprehet se tashmë do të jetë shoku më i mirë i tij dhe është shumë krenar për të.
“Shoku im u rrite, Nuk do e zgjas shumë, e di se nuk i ke qejf fjalët e tepërta, por di të them se jam babai më i lumtur në botë, që kam një djalë si ti. U bëfsh 100 vjeç kampion. T’du Shumë”, ka shkruar aktori. Kujtojmë se Mateo është pjesë e skuadrës së Tiranës U-16, teksa pak ditë më parë shënoi një supergol, te cilin ia dedikoi gjyshit të ndjerë, Zef Dedës.
[caption id="attachment_714844" align="alignnone" width="415"] Postimi i Jul Dedes[/caption]