“Në muajin dhjetor më është ofruar një ofertë nga Kina, por unë e kam refuzuar, sepse nuk dua të lë në mes punën e nisur”, ka thënë trajneri i Torinos, Sinisa Mihajloviç në konferencën për shtyp përpara takimit me Sasuolën.
Ai ka zbuluar për herë të parë këtë ofertë që i është ofruar nga Kina, po ai vazhdon të shpjegojë arsyen pse nuk u largua nga drejtimi i Torinos.
“Paraja nuk është gjithçka për mua. Nuk dua të lë në mes punën që kam nisur këtu. Ndihem mirë dhe nuk e kam menduar asnjëherë largimin drejt Kinës, po them sot, për t’iu kujtuar lojtarëve që kina nuk është gjithçka dhe se paraja atje nuk ka vlerë”, është shprehur Sinisa Mihajloviç gjatë konferencës për shtyp.