Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shokon peshëngritësi shqiptar: Më ndihmoi fizioterapisti gjeorgjian, pa të nuk do kisha arritur këtë sukses

Shkruar nga NEWSPORT
Shokon peshëngritësi shqiptar: Më ndihmoi fizioterapisti

Peshëngritësi shqiptar, Briken Çalja bëri krenar të gjithë shqiptarët pas rezultateve historike të arritura një ditë më parë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Në një pronocim dhënë për TVSH, fituesi i tri medaljeve të arta në këtë kompeticion ka zbuluar se gjatë garës ka qenë një moment që ka vënë në dyshim vazhdimësinë e garës, kjo për shkak të problemeve me mesin dhe kofshën. Çalja ka treguar se në ndihmë i ka ardhur një fizioterapist gjeorgjian i cili ka ndihmuar peshëngritësin shqiptar, falë ndihmës së të cilit vazhdoi dhe garën

"Më kapi mesi dhe kofsha, u bllokova në garë, ishte ndihma e doktorit, fizioterapistit gjeorgjian. Pa atë nuk do arrija këtë sukses", është shprehur peshëngritësi shqiptar.

Kjo deklaratë e fituesit të tre medaljeve të arta në Rumani ka lënë të kuptohet se, grupi i sportistëve nga Shqipëria nuk ka pasur fizioterapist me vete dhe se gjithçka mund të ndodhte me garuesit shqiptar në këtë garë, duke u nisur nga fakti askusht nuk mund t'iu vinte në ndihmë, sikurse ka deklaruar vetë Briken Çalja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga