
Real Madridi e kishte shitur Arjen Robben në Bayern Munich në verën e vitit 2009-të për një shifër prej 25 milionë euro. Holandezi beson se "Los Blancos" në atë kohë e bënë këtë për para.
Edhe pse lojtari ka qenë në mëdyshje për lëvizjen në Bundesligë, rikthimi i Florentino Perez në presidencën Madridit e kishte detyruar ta bënte këtë zgjedhje.
“Na u tha se klubi do të jetë në gjendje për të bërë disa para me mua, nëse ata do të më shisnin, por fillimisht nuk donin të më largonin. Ishte pak enjë verë e pazakontë me kthimin e Florentino Perez si president dhe më pas të gjithë ata blerje të reja që erdhën. Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso të gjithë erdhën në Madrid për një sasi të madhe të parave. Bayerni nuk ishte një nga klubet më të mëdha në Europë në atë kohë dhe për mua ishte një hap mbrapa. Largimi ka qenë një moment i vështirë për mua, më i vështiri në karrierë”, ka thënë Robben për "Fox Sport"