Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shkruajti historinë kuqezi, reagon Sylvinho: Krenari që realizuam ëndrrën e një Kombi, Euro 2024 është këtu tani

Shkruar nga NEWSPORT
Shkruajti historinë kuqezi, reagon Sylvinho: Krenari që realizuam
Arkitekti i suksesit historik të Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar për ehrë të parë në llogarinë e tij në Instagram pas kualifikimt në Euro 2024. Trajneri i Shqipërisë shprehet mjaft i lumtur dhe krenar për këtë arritje ndërsa falenderoj të gjithë, nga lojtarët, te drejtuesit, tifozët dhe familja e tij. -POSTIMI I SYLVINHOS- Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie. Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër. Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi. Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion. Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë. Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim! Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. Euro 2024 është këtu tani. Forca Shqipëri
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga