
Chelsea deri tani ka zhvilluar një supersezon, por kjo nuk ka kënaqur trajnerin Antonio Conte, i cili ka menduar të sjellë të tjera risi në ekipin që ai drejton. "Mirror" ka shkruar sot, se Branislav Ivanoviç, John Obi Mikel dhe Cesc Fabregas do t’i thonë lamtumirë stadiumit të “Stamford Bridge”.
Sipas Contes, largimi i emrave të sipërpërmendur, tregon se do të ketë dhe afrime të reja, të cilat ende nuk janë zbuluar.
Nga lista me emrat e futbollistëve që do të largohen janë shfaqur interesime, për serbin Branislav Ivanoviç nga Juventus, ndërsa Obi Mikel pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në Kinë ose në Turqi te Fenerbahce.
Për Fabregas ka pasur shumë oferta nga ekipet e Seria A në Itali, por deri më tani asgjë konkrete nuk është vendosur për të ardhmen e tij.