
Nicolas Kalaja, futbollisti shqiptar i cili luan në Itali është përballur me një pezullim për arsye qesharake. Shqiptari aktivizohet në Itali tek ekipi i Offaneghese, ekip që militon në kampionatin amator Eccellenza Lombarda.
Kalaja është larguar në mes të pjesës së dytë të ndeshjes për të urinuar. Ekipi i tij po zhvillonte sfidën kundër Vis Nova Giussano kur ndodhi ky episod. Në momentin që shqiptari është rikthyer në fushë, ai është ndëshkuar me kartonin e kuq.
Madje shqiptari është pezulluar dy muaj dhe do të mungojë në 7 ndeshje për ekipin e tij në sfidat mes Kupës dhe kampionatit. Gjithashtu klubi i Offaneghese ka reaguar duke thënë: “Klubi e cilëson sjelljen e futbollistit absolutisht të gabuar dhe mosrespektuese”.