
Skënderbeu fitoi ditën e sotme kundër Vllaznisë me shifrat 4-1. Pas ndeshjes për Supersport foli edhe trajneri Daja i cili ishte i kënaqur me rezultatin.
"Sot në një stadium që ke qejf të luash, besoj se ka shumë mundësi të shprehesh. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë edhe pse Vllaznia mund të shënonte golin e dytë. Shënuam golin e barazimit dhe e mbyllëm të barabartë pjesën e parë.
Pavarsisht se Osmani i ka të kufizuara ato lloj krosimesh, ne kemi potencial dhe eksperiencë dhe kur secili jep maksimumin, kjo ndoshta është sekreti dhe quhet shpirti i skuadrës. Kjo është elementi kryesor që solli fitoren.
Gjatë përgatitjes së një ndeshje merren parasysh të gjitha. Doja të thoja që në pjesën e parë kemi qenë më mirë se në të dytën. Mendoj që siç e thashë, javë pas javë të kapim formën tonë dhe nuk kemi më dëmtime.", përfundoi Daja.