
Paulo Dybala duket se nuk është më në formën e para disa muajve. Pas pandemisë, sulmuesi i Juventusit ka humbur shkëlqimin e tij dhe tashmë zërat në Itali e largojnë nga Seria A. Shtatshkurtri mund të përfundojë në kampionatin france te gjigantët e PSG-së.
Sipas "Calciomercato", kampionët e Italisë po mendojnë shkëmbimin e tij me Mauro Icardin. Kjo ofertë mund të tundojë parizienët. Njëkohësisht te "Zonja e Vjetër" po punojnë për rinovimin e kontratës me Dybalan. Pritet të shihet e ardhmja e dy sulmuesve, ndërsa po mendohet seriozisht shkëmbimi "kokë më kokë" i tyre.
Poll