Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shkëmbim i madh në aksin Itali-Angli, Juventus gati paktin me United

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëmbim i madh në aksin Itali-Angli, Juventus gati paktin me United

Paul Pogba vijon të jetë një "patate e nxehtë" në merkato. Francezi besohet se po mendon largimin nga Manchester United dhe shumë skuadra janë vënë në gjurmët e tij. Juventus e Reali i Madridit kanë shfaqur interes të madh, por sipas "La Gazetta dello Sport" bardhezinjtë janë opsioni i parë për të. Madje, gazeta italiane zbulon edhe formulën që mund të rikthejë Pogba në Torino.

Sipas saj, drejtuesit e kampionëve të Italisë janë të gatshëm të përfshijnë kartonin e Paulo Dybala, që duhet thënë se e shikon veten më shumë jashtë se sa brenda skuadrës. Argjentinasi e ka humbur vendit e titullarit dhe largimi do të ishte zgjedhja më e mirë. Përfshirja e tij në këtë tratativë mund të bind United, por "djeg" edhe konkurencën e Realit të Madridit, që shikon te Pogba njeriun ideal për të rikthyer "Los Blancos".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga