Kristi Vangjeli e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Rumani, ku me Astra është shpallur fitues i Superkupës. Por, veç mesazheve mbështetës nga tifozët, Vangjelit i ka shkuar dhe një "lumë" urimesh nga ish-shokët e skuadrës te Skënderbeu.
Bledi Shkëmbi e ka uruar në rrjetin "instagram", ku ka hedhur publikuar foton e mbrojtësit dhe i shpreh këto fjalë: "Vëllai im urime... S'e vija në dyshim që do vazhdoje të ngrije kupa... Të uroj sa më shumë kupa e tituj...".
Përpos mesazhit, Shkëmbi ka etiketuar në foto edhe lojtarë të tjerë si Tefik Osmanin dhe Renato Arapin, por edhe miqtë e tyre Dritan Shakohoxha, Ervin Skela, Elert Yzeiri dhe Klajdi Harruni.
[caption id="attachment_17517" align="aligncenter" width="605"] Faksimile e postimit të postimit të Bledi Shkëmbit për Kristi Vangjelin[/caption]