Taluant Seferi është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi shqiptar është vlerësuar maksimalisht për performancën pozitive gjatë ndeshjes së djeshme kundër Sionit.
Sulmuesi kuqezi i Xamax arriti të shënonte gol në minutën e 51-të, gol që pati vlerën e 1 pike. Veç kësaj, lojtari i kombëtares shqiptare shkëlqeu gjatë gjithë 90 minutave duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.
Kujtojmë që 23-vjeçari u ftua nga Edi Reja për ndeshjet e kombëtares shqiptare. Ai shihet si lojtar i prespektivës edhe për përfaqësuesen tonë kuqezi.

Poll