Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Poloni-Shqipëri, në Varshavë luhet për gjithçka! Misioni “Botëror” kalon nga “toka” polake

Shkruar nga NEWSPORT
Poloni-Shqipëri, në Varshavë luhet për gjithçka!
Poloni - Shqipëri

Sot Shqipëria zbret në fushë për duelin më të rëndësishëm të vitit ndaj Polonisë, në stadiumin “PGE Narodowy”, duel i cili pritet të nisë në orën 20:45.

Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet të mërkurën dhe janë të gatshëm të japin gjithçka përballë një kundërshtari me të cilin janë ndeshur shpesh në vitet e fundit.

Në Varshavë luhet për një vend në “finalen e parakohshme”, ku në rast se Kombëtarja shqiptare ia del të kapërcejë polakët në sfidën e sotme, do të gjejë një mes çiftit fitues Ukrainë ose Suedi në ndeshjen e radhës e të fundit për këtë fazë kualifikuese,. e cila luhet më 31 mars.

Pjesëmarrja e tifozëve pritet të jetë tepër e lartë në tribuna, rreth 3 mijë të tillë në shkallët e stadiumit, çfarë do të thotë se numri 12-të do të jetë aty për t’i mbështetur djemtë drejt marrjes së një rezultati historik, që do t’i katapultonte mundësitë për të prekur për herë të parë një ëndërr siç është Botërori 2026, një kompeticion madhor i paprekshëm nga skuadra jonë deri më sot.  

Më herët, vetë Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se të gjitha biletat për këtë ndeshje u ezauruan, duke hipotekuar një "sold-out" që konfirmon dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që do t'i vijë në ndihmë skuadrës kuqezi. 

Përtej mungesave që ndihen në grupin e Sylvinhos, dëshira për të dhënë maksimumin është e pranishme, ndaj dhe djemtë janë më shumë se kurrë të vendosur për të bërë realitet një ëndërr që deri dje quhej e pamundur, 

Poll

Lexo gjithashtu