
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dal fitimtar në një gjyq në Savona të Italisë. Numri 1 i stolit kuqezi ishte viktimë e një mashtrimi në lidhje me shitjen e një Ferrari 599 në pronësi të tij për të cilën ai kishte marrë vetëm gjysëm e shumës së rënë dakord. Dhe në të tilla kushte, italiani e dërgoi çështjen në gjykatë, e cila i dha të drejtë Panucci-t.
Por jo vetëm kaq. Blerësi i makinës, Matteo Leporatti do ta kalojë pas hekurave vitin 2019, pasi u dënua me dymbëdhjetë muaj burgim. Me të njëjtin dënim u përball edhe Eleonora Atzori, por dënimi u pezullua.
"Sipas rindërtimit të Prokurorisë Publike, Panucci ishte viktimë e një mashtrimi në lidhje me shitjen e një Ferrari 599 në pronësi të tij për të cilën ai ka mbledhur vetëm një pjesë të shumës së rënë dakord. Në fakt, Leporatti do të kishte paguar 54,000 euro në kohën e dorëzimit të veturës me porosi me marrëveshjen për ta përfunduar pagesën në këste të njëpasnjëshme. Në atë moment ishte Eleonora Atzori që mori shitjen, e cila kishte transferuar Ferrarin në Gjermani përpara se Panucci të kishte paguar bilanci."-thuhet në komunikatën e gjykatës.
Kujtojmë që Panucci ka hedhur në gjyq edhe ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të cilin e akuzon për shpifje.