
Shqipëria starton nga shtatori fazën e eleminatoreve të Botërorit, Rusi 2016. Ndeshja e parë hapëse do të jetë kundër Maqedonisë dhe do të luhet në stadiumin e rikonstruktuar të ‘’Loro Boriçit’’. Ndërkohë që ka nisur sot paradite, shitja e biletave online për këtë ndeshje. Nëse tifozët janë të interesuar për të ndjekur ndeshjet e Botërorit “Rusi 2016”, e kanë këtë mundësinë nëpërmjet faqes zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit: bileta.fshf.org .
Në mbledhjen e tij të fundit Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratoi çmimet e këtyre biletave për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni, që do të luhet më datë 5 shtator në stadiumin e Shkodrës. Çmimet e biletave variojnë nga 1.000 lekë deri në 8.000 lekë.
Ja si janë çmimet sipas tribunave:
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 1.000 lekë
C1, C5 + E1, E5 1.500 lekë
D1, D4 2.000 lekë
D2, D3 3.000 lekë
A, B 8.000 lekë