Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SHIFRA TË JASHTËZAKONSHME/ Karriera e Messit në një tablo të vetme, 500 gola me Barcelonën, të ndara në sezone dhe në kompeticione

Shkruar nga NEWSPORT

Lionel Messi shënoi dje golin e 500-të në karrierë me fanellën e Barcelonës. Ishte pikërisht goli i realizuar nga argjentinasi në minutën e 92-të kundër Real Madrid që i dha fitoren 3-2 katalanasve.

Një realizim historik, jo vetëm për tri pikët në "El Klasiko", por edhe për faktin se mund të vendosë fatin e kampionatit për Barcelonën.

Messi me katalanasit ka luajtur 576 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka realizuar 500 gola, 60 prej të cilëve me 11-metërsh, ndërsa 26 nga goditjet e dënimit.

Sulmuesi argjentinas debutoi me katalanasit në sezonin 2004-2005. Messi ka realizuar 343 gola në La Liga me Barcelonën, 94 në Champions League, 43 në Kupën e Mbretit, 12 në Superkupën e Spanjës, 5 në Kupën e Botës për klube dhe 3 gola i ka shënuar në Superkupën e Europës.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Messi me Barcelonën ka arritur të shënojë gjatë një ndeshjeje të vetme 5 gola, ka realizuar 4 herë "poker", 32 "tripleta" dhe 103 herë ka shënuar dopietë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga