
Lojtarët e Egnatias, Alen Sherri e Raphael Dëamena, folën për Oversport pas fitores në finalen e Kupës me Tiranën.
Sherri: Shumë i emocionuar, që nga momenti që arritëm në finale e mendoja këtë moment. Trofeu im i parë dhe jam shumë i gëzuar, isha pranë me Laçin por tani e fitova. Kam qenë në bisedime me klube të tjera por që mendova që pasi vija nga nj vit ku nuk aktivizohesha, doja të shkoja te një ekip pa emër por që po bënte mirë. Unë, Musta dhe Malota ishim të parët. Takimi me presidentin më bindi, jam shumë i lumtur nga ana personale. Pritja më e bukur? Me Partizanin ku dolëm 1-1, gjujtja e Rrapajt dhe një pritje kundër Ballshit nga goditja e Trumçit.
Duamena: Faleminderit zoti, fitore e madhe për klubin. Jam shumë i lumtur, bëmë një sezon fantastik dhe e meritojmë. Ky trofe na përkiste për atë që treguam në fushë. E ardhmja? Është futboll. Presidenti është i kënaqur me mua, edhe unë jam i lumtur që jam këtu.