Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sherif Kallaku bën lëvizjen e bujshme, kapiteni i Kombëtares U21 drejt largimit në janar

Shkruar nga NEWSPORT
Sherif Kallaku bën lëvizjen e bujshme, kapiteni i Kombëtares U21

Sherif Kallaku duket se do të jetë largimi i radhës nga kampionati shqiptar i futbollit. 21 vjeçari që luan në radhët e Teutës ka pasur disa oferta, teksa përdaqësues të disa ekipeve e kanë ndjekur nga afër mesfushorin me tipare sulmuese. Mësohet se pas ofertës që klubi rus i Akhmat (ku aktivizohet Odise Roshi) bëri në drejtim të lojtarit, një tjetër klub kërkon shërbimet e djaloshit.

Bëhet fjalë për Lokomotivën e Zagrebit, me zyrtarët e kroatëve që kishin planifikaur ta ndiqnin në Durrës, por me shtyrjen e kampionatit si pasojë e tërmetit, planet e tyre u prishën. Kjo situatë ka ndryshuar gjithçka, me Sherif Kallakun që e gjen veten gjithmonë e më larg kategorisë Superiore. Mes "fansave" të lojtarit ështe edhe Besnik Prenga, ish trajneri i Laçit që bën pjesë te ekipi i Lokomotivës së Zagrebit, ndaj një lëvizje e tilë është më e mundur. Kështu, nëse Kallaku shkon në janar te klubi kroat, do t'i bashkohej "kolonisë" së shqiptarëve që po bëjnë mirë në këtë skuadër.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga