Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shënoi tripletë, Dybala: Rrugëtimi në Europa League është i gjatë, dua të fitoj trofe

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi tripletë, Dybala: Rrugëtimi në Europa League

Roma fitoi 3-2 nda Torinos në një sfidë që rezultoi të ishte shumë e luftuar. Për skuadrën e Daniele De Rossit heroi i këtij takimi ishte Paulo Dybala.

Kampioni i botës shënoi tripletë për t’i dhënë të tijve 3 pikët që janë mjaft të rëndësishme për objektivat e skuadrës. Pas këtij takimi foli sulmuesi argjentinas, i cili theksoi se dëshiron të fitoj trofe dhe për këtë punon fort çdo ditë.

 “Unë gjithmonë dua të fitoj trofe. Është e qartë se rrugëtimi në Europa League është ende i gjatë, por ne e dimë se cilat janë objektivat tona dhe punojmë çdo ditë për t’i arritur ato. Kur arrita këtu thashë se më dukej sikur kisha një jetë që isha këtu. Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por sigurisht që po e shijoj të tashmen” , theksoi Dybala, i cili këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 6 të tjerë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga