PSG-ja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Newcastle. Kylian Mbappe shënoi golin e barazimit nga pika e bardhe e penalltisë. Sulmuesi francez u tregua i saktë në minutën e 98-të teë takimit dhe në këtë mënyrë do të shpëtonte skuadrën e Luis Enriques nga humb ja.
Ky gol ka bërë që Mbappe të barazojë Neymar me numrin e golave në Champions League. Tashmë francezi shkon në kuotën e 43 golave aq sa brazilani, por kampioni i botës ka 15 ndeshje më pak se ish-sulmuesi i Barçës.
Tashmë sulmuesi i Francës është vetëm 1 gol larg Didier Drogba dhe Alessandro Del Piero. Këto dy të fundit kanë arritur të shënojnë nga 44 gola në Champions dhe kryesojnë listën e më të mirëve në historinë e këtij komepticioni.
Mbappe tashmë ka mundësitë të barazojë rekordin e tyre dhe ta thellojë akomë ma shumë, pasi për disa vite do të jetë një nga protagonistët më të mëdhenj në këtë kompeticion.