Joao Felix ka shënuar edhe golin e parë me fanelën e barcelonës. Portugezi mbrëmjen e djeshme ndaj Betisit në “Camp Nou” e nisi si titullarë, dnërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës në fitoren 5-0 të katalanasve.
Pas sfidës Felix ishte shuë i lumtur, ndërsa theksoi se të luash në “Camp Nou” është shumë emocionuese. Gjithashtu theksoi se po punon në maksimum që të shpërblejë edhe besimin e drejtuesve.
“Shumë i lumtur që luaj sërish si titullar, ndjesitë janë shumë të mira. Është e lehtë të luash në këtë skuadër dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Të gjithë bënë shumë mirë dhe aty ku duhej. Kur ke një strukturë të mirë dhe e lëviz topin shpejt, shfaqen gola dhe hapësira. Unë jam duke punuar për të qenë në maksimumin tim dhe atmosfera në ekip është shumë e mirë. Është e lehtë të luash me ta, jam i lumtur, ky ndryshim ka qenë i mirë për mua dhe familjen time”, deklaroi numri 14 i katalanasve