Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shënoi golin e parë në miqësore me Barcelonën, Aguero flet hapur: Nuk pendohem që erdha këtu, largimi i Messit ishte shokues

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e parë në miqësore me Barcelonën, Aguero

Sergi Aguero ka kaluar më në fund dëmtimin. Sulmuesi argjentinas luajti dje në miqësore ndaj Cornella dhe shënoi golin e parë me fanellën katalanase. Në një intervistë të dhënë sot, sulmuesi argjentinas ka folur hapur duke thënë se nuk pendohet që ka zgjedhur Barçën, ndërsa ka komentuar edhe largimin e Leo Messit që gjatë merkatos së verës firmosi te PSG-ja.

"Le të jemi të sinqertë, cili lojtar nuk do të donte të ishte te Barcelona, ​​pavarësisht nëse po shkon mirë apo keq? Unë erdha me pritshmëritë për të luajtur me Messin dhe për të ndërtuar një ekip të mirë, gjë që ishte ajo që klubi po përpiqej të bënte. Kur më thirrën mendova, se nuk më intereson sa më paguajnë, dua të ndihmoj ekipin duke dhënë më të mirën time".

Largimi i Messit? "Ishte një moment shokues, ai u bë shumë keq. Kur e mora vesh nuk mund ta besoja. Atë të shtunë shkova ta shikoja në shtëpinë e tij. Dhe, për personalitetin tim, kur nuk e pashë atë mirë, u përpoqa ta bëja që të harrojë atë që kishte ndodhur. Pashë që ai ishte copë -copë dhe po përpiqej ta harronte atë gjë", u shpreh Aguero.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga