Granit Xhaka theu heshtjen për hertë të parë pas ndeshjes së Zvicrës me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë. Një sfidë me emocione të veçanta për mesfushorin me origjinë shqiptare. Xhaka arriti të shënonte një nga golat e fitores 5-0 por prania e tij në fushë mund të mos ishte fare.
Kapiteni i Helvetëve zbuloi se kishte biseduar me trajnerin Murat Jakin për të shkuar apo jo pasi nuk ishte një vendim i lehtë për të.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Jakin para ndeshjes, për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua, se doja të shkoja dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”,- tha Xhaka.