Qarabag do të përballet sot në orën 18:00 me Lincoln Red Imps, skuadër modeste nga Gjibraltari, për sfidën e kthimit në kuadër të raundit të parë të kualifikueseve të Champions League. Azerët presin në shtëpi kundërshtarët që pavarësisht se në letër janë shumë më poshtë, arritën t’i hapnin jo pak punë në ndeshjen e parë.
Qarabag fitoi 2-1 por me një gol në minutën e fundit teksa gjatë gjithë ndeshjes haste vështirësi në çarjen e mbrojtjes. Golin e parë për kampionët e Azerbajxhanit e shënoi Redon Xhixha. Ish-sulmuesi i Tiranës tashmë ka fituar besimin e trajnerit dhe do të jetë sërish titullar në shtëpi.
Mbetet të shihet nëse ‘Topi i Artë’ i Superiores do t’ja dalë të dërgojë sërish sferën në rrjetë e të kontribuojë në kualifkimin e Qarabag në raundin tjetër.
[caption id="attachment_700984" align="alignnone" width="825"] ©Credits Qarabag[/caption]