Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pagesë rekord për një trajner, Villas Boas firmos në Shanghai

Shkruar nga NEWSPORT
Pagesë rekord për një trajner, Villas Boas firmos në

Andre Villas Boas, ish-trajneri i Chelsea dhe Tottenham, i cili është vetëm 39-vjeç, që nga ky moment është trajneri më i paguar i botës së futbollit. Ai ka zbritur në Superligën e Kinës, ku ka firmosur për ekipin Shanghai, ku më parë ky klub drejtohej nga suedezi Sven-Goran Eriksson.

39-vjeçari Villas Boas do të përfitojë 11 milionë euro neto në sezon, e cila është pagesë rekord për trajnerët. “Klubi më ka garantuar se do të kërkojë të jetë menjëherë i suksesshëm dhe ka ambiciet e mia për të punuar me të rinjtë më të talentuar. Doja të provoja gjëra ndryshe, jashtë Europës dhe kjo në Shanghai do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme. Po shkoj plot me besim se do të bëj një punë të mirë", tha trajneri.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu