Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Shakhtar është realitet në Europë", CONTE para Champions: Të sulmojmë çdo kundërshtar

Shkruar nga NEWSPORT
"Shakhtar është realitet në Europë", CONTE para

Inter do të luaj sot në 18:55 me Shakhtar Donetsk në transfertë. Dy duel vlen për  javën e dytë të Uefa Champions League, me zikaltërit që javën e shkuar morën një barazim në "Giuseppe Meaza" me Gladbach.

Përpara ndeshjes me ukrainasit, trajneri Antonio Conte është shprehur besimplotë te suksesi, duke folur për një Inter me fizionomi europiane. Conte ngre në "qiell" kundërshtarët, duke përmendur lojtarët big që kanë nisur karrierën në Donetsk dhe më pas janë blerë nga ekipe të tjera europiane.

Kundërshtari? Kam parë shumë ndeshje të Shakhtar, siç kanë parë edhe ata tonat. Shkahtar është një skuadër e fortë dhe një realitet i rëndësishëm i futbollit europian.

I komplimentoj pasi arrijnë të gjejnë gjithmonë futbollistë  shumë të fortë me të cilët jam përballur edhe te Juventus dhe mund të përmendim Ëillian, Srna, Mkhytarian e Fernandinho. Sot kanë të tjerë, gjithmonë shumë të fortë.

Fitorja që arritën në fushën e Real Madrid na tregon se do të jetë një ndeshje e vështirë. Janë të shpejtë dhe të fortë për të shfrytëzuar hapësirat dhe kundërsulmet. Duhet të kemi kujdes

Skuadra? Inter ngadalë po rimerr dimensionin e tij evropian. Kemi bërë një udhëtim të mirë vitin e kaluar, kemi më shumë përvojë, por tani duhet të vazhdojmë të punojmë për mentalitetin, dëshirën për të luajtur ndeshjen. Mendoj se kjo është mënyra e duhur.

Unë dua një Inter gjithmonë të gatshëm për të sulmuar kundër çdo kundërshtari. Shakhtar fitoi në Real Madrid dhe kjo solli ekuilibër të shkëlqyeshëm në grup. Do të jetë kështu deri në fund. Do të duhet të përpiqemi ta kalojmë grupin", u shpreh Conte.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga