
Lufta në Ukrainë bëri që FIFA të vendoste ndaljen e aktiviteteve sportive në këtë vend, duke iu dhënë të drejtën lojtarëve që largoheshin nga bombardimet ruse, të zgjidhnin në mënyrë të njëanëshme kontratat me klubet në Ukrainë.
Tanimë është një ndër klubet më të rëndësishme në Ukrainë, Shakhtar Donetsk që ka paditur FIFA në Gjykatën Ndërkombëtare të Sporteve në Lozanë (CAS).
Klubi ukrainas kërkon dëmshpërblim 50 milionë euro nga FIFA, në lidhje me vendimin dhe largimin e lojtarëve të tyre falas. Dëmet ekonomike janë ato të cilat kanë bërë që Shakhtar të padisë FIFA.
Poll