Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bunjamin Shabani, zbuloni pengun dhe dëshirat e ish-mesfushorit për Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT

2Bunjamin Shabani, ish-mesfushori i Partizanit, i kontaktuar nga newsport.al ka folur për ish skuadrën e tij. 25-vjeçari nga Kumanova e Maqedonisë shprehet i lumtur me faktin që Partizani ka pasur një ecuri pozitive në Champions League. Tashmë sipas Shabanit, skuadra e kuqe mund të arrijë gjithçka pasi mundësitë dhe cilësitë i ka.

"Partizani ka pasur një ecuri shumë të mirë në Champions League pasi arriti të eliminojë Ferencvaroshin. Tashmë Partizani është një ekip shumë i mirë dhe i organizuar. Edhe me Salzburgun tregoi vlera që mund të përballen me çdo lloj kundërshtari. Shpresoj që në takimin e kthimit të marrin një rezultat në mënyrë që ta kalojnë dhe Salzburgun.

Partizani është një ekip që çdo herë ka pasur grupin e lojtarëve. Këtë e dëshmoi edhe në Champions. Shpresoj që ky do të jetë viti i shumë pritur për tifozët dhe shpresoj që të marrin titullin këtë vit", tha Shabani.

Gjithashtu 25-vjeçari nuk harroi të përmendte kohën kur ai ishte pjesë e të kuqve.

" Unë kam qenë pjesë e Partizanit, edhe pse fati nuk ishte me mua pasi kisha disa shqetësime dhe nuk munda të tregoj atë që di të bëj në futboll. Gjithsesi nuk dihet se si do të vijnë gjërat pasi unë kam kaluar mirë te Partizani. Për sa i përket rivalit të të kuqve në këtë vit, besoj që do të jenë Skënderbeu dhe Kukësi. Por këtë vit Partizani do t'ia dalë të bëhet kampion. Momentet që s'do i harroj asnjëherë janë fitore3t në derbi dhe atmosfera që krijohej. Partizani ka tifozë të mrekullueshëm, ku në asnjë ndeshje nuk ka munguar përkrahja e tyre pa marrë parasysh se ku luhej ndeshja, ata japin gjithçka për Partizanin", shtoi ai.

I pyetur për Shkëndijën e Tetovës, Shabani deklaroi:

"Shkëndija këtë vit po ecën shumë mirë në Europë, ku eliminoi skuadra të mira. Shpresoj që me pak fat të futen në grupe, pasi është një ekip shumë profesional dhe i organizuar".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga