Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sfidojnë Napolin në çerekfinalen, Franco Baresi: Janë superior ndaj të gjithëve, por ne mund t’i mposhtim

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidojnë Napolin në çerekfinalen, Franco Baresi: Janë

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për çiftet që do të përballen në çerekfinalen e Champions League. Goglat vunë përballë njëra-tjetrës në këtë fazzë dy skuadra italiane. Milan “peshkoi” Napolin.

Në lidhje me  shortin foli edhe zëvendëspresidenti i nnderit të Milan ku theksoi se Napoli këtë sezon ëhstë superiorë ndaj çdo kundërshtari, por kuqzinjtë do të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe mund t’i mposhtin .

"Napoli do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë, ata po kalojnë një vit të jashtëzakonshëm dhe një vit të madh, duke luajtur shumë mirë, ne do të na  duhet të rrisim nivelin dhe të bëjmë paraqitje të shkëlqyera.

Napoli i preferuari? Konkurencat evropiane janë gjithmonë të veçanta dhe të ndryshme nga kampionati, ku po dëshmohen se janë superiorë ndaj të gjithë të tjerëve, me paraqitje mbresëlënëse. Duhet t'i respektosh ato. Megjithatë, Milani ka një histori dhe ne do të luftojmë për të.

Si mund ta ndalojë Milan Osimhen? Ai ka dëshmuar se është një finalizues i shkëlqyer, ai shënon gola në çdo mënyrë dhe duhet të mbahet larg zonës. Megjithatë nuk është vetëm ai, Napoli krijon shumë raste që duhet të merren në konsideratë.

A ka rëndësi historia në Champions League? Sigurisht që ndihmon. Nëse luani për Milanin, e dini se keni disa përgjegjësi, e dini historinë... Rrugëtimi ynë ka qenë shumë i mirë. Fatkeqësisht, një italian do të ndalet, por ne kemi gjithçka për të krijuar probleme edhe për Napolin”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga