Florian Marku arriti të shpallej kampio bote për peshat e mesme IBF. Boksieri shqiptar mposhti Prodan ditën e djeshme dhe fitoi për herë të parë një titull kaq të rëndësishëm. Në një intërvistë për “Ora Sport”, Marku ka zbuluar se në muajin nëntor ka një tjetër ndeshje, ndërsa ka komentuar edhe mesazhet nga politikanët që bënë pas fitores së tij. Boksieri kuqezi, tregoi gjithashtu se në stadiumin e Tottenham ku u zhvillua edhe ndeshje kishte rreth 4000 mijë shqiptarë që kishin për të ndjekur ndeshjen e tij.
“Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty. Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë. Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë. Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks.
Boksieri tjetër e kishte mbajtur titullin për 3 vite rresht dhe më kishte nënvlerësuar mua. Në ndeshje kam ruajtur qetësinë. Nuk jam treguar shumë agresiv, pasi mbajta distancën. Plani ynë ka qenë ta mbaj në distancë. Këtë lloj loje kemi zgjedhur. Në stadium kishte shumë shqiptarë, mbi 4000 veta ishin shqiptarë, dhe i dëgjoja teksa bërtisnin. Ndeshja ka qenë e madhe sepse ka qenë titull im i pare”.