Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë në kualifikueset e Conference League në transfertë ndaj Linfield, më 13 korrik në orën 20:45 me atë shqiptare. Sfida do të luhet në stadiumin Windsor Park në Irlandën e Veriut ndërkohë që kundërshtarët kanë nxjerrë në shitje edhe biletat e ndeshjes.
[caption id="attachment_698099" align="alignnone" width="608"] Stadiumi Windsor Park[/caption]
Për tifozërinë shkodrane do të jenë në dispozicion 2500 bileta në sektorin mik, në pjesën veriore të stadiumit. Çmimet e biletave variojnë në dy standarte. Tifozët minorenë dhe ata mbi 65 vjeç i marrin me 5 paund ndërsa të tjerët me 10 paund.
Një transfertë e largët nga Shkodra por duke ditur që një numër i madh shqiptarësh jeton në Mbretërinë e Bashkuar pritet të jetë një numër i konsiderueshëm në stadium.