Tirana është një skuadrat më aktive gjatë kësaj merkatos. Bardheblutë kanë afruar disa lojtarë cilësore dhe në letër shfaqen si një nga skuadrat pretendete për titullin kampion sezonin e ri. Në një prononcim për mediat ka folur dhe kapiteni i skuadrës Erando Karabeci. Mesfushori ka folur për merkaton e bërë deri më tani, aspektin personal dhe tifozët.
Sezoni i kaluar dh merkato? "Ishte një sezon për t'u harruar kështu që nuk duhet të flasim fare për të, duhet të jetë e fshirë e të shohim para. Klubi ka bërë merkato të mirë se ndryshe nga herët e tjera nuk janë marrë lojtarë që nuk njohin kampionatin, janë lojtarë të sprovuar të cilëve u dihen cilësitë. Situata është optimiste, por si gjithmonë nuk duhet të flasim me fjalë por t'ua lëmë veprave, të shohim në fushën e lojës si do të jetë situata. E rëndësishme është që ta nisim sa më mirë sezonin e ri".
Aspeti personal? "Nuk kam qenë shumë mirë nga ana personale, por shpresoj që këtë vit të jetë ndryshe dhe unë të jem më mirë nga ana fizike dhe të mos kem ato problemet që kam pasur nga dëmtimet dhe të jetë çdo gjë pozitive".
Tifozët? "Janë të rëndësishëm për ne se kur ke tifozët në krah është më mirë. Për ata e kemi fajin vetë si të thuash, se i kemi larguar me rezultatet. Por besoj që gjëja më e mirë janë rezultatet, në momentin kur të jenë rezultatet, do na falin e mbështetin si gjithmonë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë një takim për të biseduar për çdo lloj gjëje që të kemi e të jemi sa më të hapur. Nëse do të kemi rezultate tifozët do të jenë më të lumtur".
