Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Seria A nis javën e 11, "gardiani" shqiptar në formacionin surprizë

Shkruar nga NEWSPORT

Nis sot java e njëmbëdhjetë në serinë A të futbollit italian. Kolonia e shqiptarëve që aktivizohen në këtë kampionat do të ketë një detyrë të vështirë, teksa do të kenë duele ndaj kundërshtarëve direkt. Kështu Strakosha do të ketë përballë Milan, Gjimshiti do të ndeshet ndaj Kaljarit ndërsa derbi shqiptarësh do të ketë mes Veronës dhe Breshias. Dermaku do të udhëtojë drejt Firenzes me Parmën e tij.

Etrit Berisha do të luajë të hënë ndaj Sampdorias, me Spal-in e tij që kërkon pikë për mbijetesën. Paraqitjet e mira të gardianit kuqezi kanë rënë në sy për mirë, duke e çuar Berishën në formacionin surprizë të javës që sapo nisi. Mes titullarëve surprizë që pritet të shpërthejnë, janë emrat e Romero, Veloso apo Douglas Costa i Juventus. Në katërkëndësh, drejtuesit e "starpiu"(media që merrët me statistika) në Itali, shohin gardianin tonë që ka bërë paraqitje fantastike me SPAL-in. Një ogur i mirë ky për shqiptarin e portës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga