
Ditën e djeshme u zhvilluan 6 ndeshjet e fundit të Seria A ku objektivat për titllin dhe zonën Champions ishin paracaktuar. E vetmja gjë që luftohej ende në javën e fundit ishte mbijetesa mes Veronës dhe Spezias.
Të dyja ekipet u mposhtën ndaj Milanit dhe Romës duke qëndruar sërish me pikë të barabarta. Kjo gjë ka bërë që Federata Italiane e Futbollit të luaj edhe një ndeshje të Seria A. Këtë herë Verona dhe Spezia do të masin forcat me njëra tjetrën se cila do të qëndrojë në elitën e futbollit italian për sezonin e ardhshëm.
Ndeshja është planifikuar të luhet me 11 qershor në orën 20:45. Ajo që ende nuk është caktuar është stadiumi ku do të luhet.
Kujtojmë që janë zhvilluar disa play-off sa i përket mbijetesës si Udinese-Brescia në 1993, Piacenza-Cagliari në vitin 1997 dhe mbi të gjitha Bologna-Parma, e fundit që u zhvillua në vitin 2005.