36 ditë më parë portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico u aksidentua rëndë pasi u rrëzua nga kali. Ishte pikërisht data 28 maj, një ditë pasi Parisi ishte shpallur kampione e Francës.
Fill pas kësaj lojtari mori pushimet duke u kthyer në vendlindjen e tij në Spanjë. Por pushimet nuk shkuan siç ishin imagjinuar. Pas dëmtimit të pësuar në kokë Rico qëndroi në koma për gjatë gjithë kësaj peridhue.
Por tashmë duket se pas zgjimit të tij gjithçka po i kthehet normalitetit. Ka qenë vetë 29-vjeçari që ka reaguar në rrjetet e tij sociale ditën e sotme. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ai falenderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.
“Doja të falënderoja secilin nga njerëzit që më kanë treguar dhe dërguar dashurinë e tyre në këto ditë të vështira. Unë vazhdoj të punoj për rikuperimin tim që po përmirësohet çdo ditë. Ndihem shumë me fat, edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj t'ju shoh së shpejti”, ka shkruar Rico.
[caption id="attachment_699901" align="alignnone" width="490"] InstaStory i Sergio Rico[/caption]