Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Sentamu vishet bardheblu në stërvitje, i gatshëm për Europën

Shkruar nga NEWSPORT

Skuadra e Tiranës vijon të stërvitet me intensitet të plotë në kuadër të ndeshjeve për Ligën e Europës ku do të marrë pjesë. Nën drejtimin e trajnerit Ze Maria bardheblutë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Skënder Halili”.

Në stërvitjen e sotme ka qenë i pranishëm edhe Junior Sentamu, i cili më në fund është bashkuar me Tiranën disa ditë pas zyrtarizimit si lojtari i saj më i ri. Tashmë Ze Maria do të ketë mundësi të stërvisë një grup më të plotë.

Sulmuesi 22-vjeçar nga Uganda pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Makabi Tel Aviv në Ligën e Europës pasi emri i tij ishte futur më parë në listë nga drejtuesit e klubit bardheblu.

Tags:

VENDI

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga